Pas një peticioni në internet të propozuar nga Snickers për të shtyrë Halloween-in në të Shtunën e fundit të Tetorit snickers dyfishoi përpjekjet duke ofruar 1 milion karamele për amerikanët nëse ky ndryshim i datës do ndodhte,shkruan Gazeta Metro.
Kompania e karameleve në Twitter ka thënë: “Nëse kjo do bëhet zyrtare, ne do t’i ofrojmë 1 milion Snickers falas në Amerikë. Bashkohu në peticion!” Ndërsa adhuruesit e ëmbëlsirave ishin bënë shumë reagime që e turpëruan markën për “përpjekjen për të vjedhur një festë për të pasur shifra më të larta të fitimit’’
Disa të tjerë u përgjigjën negativisht, duke shtuar se ata do të bojkotonin Snickers dhe nuk do të blenin më karamele nga Snickers.Të tjerët kanë vazhduar të nënshkruajnë peticionin Change.org. Që nga e hëna në mëngjes kishte më shumë se 137,000 nënshkrime – 150,000 sa është qëllimi.
Kompania pretendoi se ka 3.800 lëndime të lidhura me Halloween çdo vit dhe 70% e prindërve nuk i shoqërojnë fëmijët e tyre kur shkojnë në këtë festë. Nuk ishte e qartë menjëherë se si lëvizja e datës do të ndihmonte në zgjidhjen e këtij problemi, por peticioni vuri në dukje se ndërrimi do të lejonte një ditë të plotë festimi, sesa “festë të ngutshme’’ Halloween festohet me 31 Tetor.
