Categories Lajme

Sokol Ngresi, kandidat për në Gjykatën e Lartë konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Trupi gjykues i KPK që kreu rivlerësimin për gjyqtarin Ngresi përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Komisioni është bindur nga provat dhe shpjegimet e gjyqtarit Sokol Ngresi lidhur me pamundësitë për pagesën e dy kësteve për blerjen e një apartamenti dhe për krijimin e gjendjes cash, që u relatuan gjatë seancës dëgjimore. Ngresi kundërshtoi edhe disa gjetje të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK në lidhje me pastërtinë e figurës. Ai u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005. Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend. Aktualisht, Ngresi është kandidat për Gjykatën e Lartë në procesin që po zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME