Categories Lajme

Solidariteti shqiptar më i fortë sesa tërmeti vetë/ Strehohen në hotelet luksoze të Durrësit banorët e prekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në hotelet luksoze në Durrës. Kryeministri pyeti banorët për kushtet ku gjenden aktualisht dhe nëse e kanë kaluar trembjen nga tërmeti. “Shtëpia ra komplet dhe u gjendem të papërgatitur se ndodhi shumë shpejt. Ikën dritat. Ishte një panik i tmerrshëm. Na duket akoma sikur vazhdon të dridhet. Ishim në pallat në kat të tretë”,  tha një qytetare.

“Kishte njerëz që po hynin. Nuk ishte dikush që t’i ndalonte. Desha të hyja dhe unë. Kur do vijë dita që të na thonë mos hyni. Duhet të ishte dikush që t’i thoshte banorëve që mos hyni, ose hyni”, u shpreh ajo. “Duhen marrë gjërat me radhë. Se janë shumë gjëra përnjëherë dhe është një ngarkesë psikologjike shumë e madhe për të gjithë. E para është të shpëtojmë çfarë mundemi, sepse ka ende njerëz nën rrënoja. Pavarësisht se tani shpresat fillojnë dhe zbehen, por ne do ta bëjmë hyzmetin deri në fund, aq më tepër që pavarësisht të gjithave edhe trupat e pajetë duhen nxjerrë për të pasur ndarjen normale të njerëzve prej tyre”, tha Rama.

Ndërkohë, shtoi kryeministri, “do të vazhdojmë sistemimin këtu nëpër hotelet që janë vënë në dispozicion. Ju do t’i keni të gjitha kushtet optimale. Do të shërbeheni më së miri, por do të bëni durim se nuk do të jetë e shkurtër. Do marrim masa për fëmijët që të shkojnë në shkollë. Do sjellim mësues po të jetë nevoja këtu. Dhe do të bëjmë të inventarin e këtyre godinave çfarë është realisht e rikuperueshme, çfarë është e parikuperueshme. Do bëjmë inventarin e familjeve. Do bëjmë programin e rindërtimit. Edhe hap pas hapi. Nuk do jetë as e shkurtër, as e lehtë, por duhet që së pari njëherë të përqafoni kalamajtë dhe njëri-tjetrin që kapërcyet këtë tmerr. Pastaj të tjerat do rregullohen. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi”.

“Ju falënderoj shumë për gatishmërinë, dhe mundimin”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Ti marrim gjërat me radhë. E para rëndësi ka që jeta shpëtoi. E dyta , rëndësi ka që s’jeni më në rrugë dhe në tendë, jeni këtu me të gjithë shërbimet siç duhet. E treta duhet durim. Ne nuk do t’iu lëmë rrugëve. Do të bëjmë të gjithë planin sesi do të bëhet ky proces”, tha Rama.

Një tjetër qytetar tha se ky tërmet i vuri vulën shtëpisë private një katëshe të bërë në kohën e Enver Hoxhës që banonte.

Rama u shpreh se duhen marrë gjërat me radhë. “Jeta u shpëtua. Të tjerët për fat të keq humbën jetën”.

“Ju falënderojmë që na keni strehuar. Që na dhatë ushqim. Të gjitha”, tha një tjetër qytetar.

“Tani duhet t’i mbledhim të gjithë ata që vërtetë kanë hall. Edhe kjo këtu është vëmendje. Se po të mos ishte vëmendje do të ishit akoma në shi e në çadër. Se nuk është se s’kanë ndodhur këto gjëra përpara. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që njerëzit e prekur nga fatkeqësitë të vijnë në hotel me 5 yje. Natyrisht që nuk ka si shtëpia. Ti e di shumë mirë që puna do kohën e vetë. Nuk ej si ata që rrinë në facebook dhe thonë ku i ke shtëpitë. Ne në rrugë nuk do ju lëmë këtu do rrini përkohësisht. Ndërkohë ne do të bëjmë planin që kush ka humbur shtëpinë të ketë shtëpi. Si do bëhet kjo dhe kur do bëhet është një gjë që do kohën e vet. Bëhen me radhë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME