Categories Lajme

Sot, Dita Botërore e Alzaimerit

21 shtatori njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Alzaimerit, duke u konsideruar si një ditë në të cilën politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve, familjarët që kanë individë të prekur dhe i gjithë opinioni publik, përqendrojnë vëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me këtë sëmundje. Instituti i Shëndetit Publik thotë se kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur, familjarët e tyre, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi. Sëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë ndërsa slogani i kësaj dite për vitin 2020 është ‘Le të flasim për demencën.

“Slogani i këtij viti synon që njerëzit të kuptojnë e inkurajojnë hapjen dhe diskutimin mbi demencën. Si faktorë të rrezikut për demencë përfshihen edukimi i hershëm, hipertensioni, dëmtimi dëgjimit, mbipesha, pirja e duhanit, depresioni, pasiviteti fizik, diabeti dhe izolimi shoqëror. Individualizimi i kujdesit për pacientët me demencë, duke siguruar mbështetje për anëtarët e familjes dhe planifikimin për të ardhmen, përfshirë kujdesin në fund të jetës, janë aspekte të rëndësishme që duhet të merren parasysh’’, thonë ekspertët e ISHP-së.

“Është parë që diagnostikimi i hershëm dhe kujdesi në kohë i një sëmundje të tillë mund të përmirësojë dukshëm gjendjen e një pacienti. Kujdesi më i mirë i mundshëm mund të arrihet vetëm përmes diskutimit, destigmatizimit, diagnostikimit të hershëm dhe vendosjes së nevojave të pacientit dhe familjes së tij në radhë të parë”, shtojnë më tej ekspertët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME