Categories Lajme

Sot dita e dytë e grevës, naftëtarët: Kërkojmë pagat dhe rikthimin në punë

Naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e urisë për shkak se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, për pagat dhe rikthimin në punë. Kreu u Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha për “ABC News”, se janë të vendosur për të vazhduar grevën. Pavarësisht se numri i grevistëve është simbolik, ai shtoi se do të qëndrojnë derisa kërkesat të plotësohen. “Këtu është punuar nga sipërmarrës të ndryshëm. Ne kemi rreth një vit që jemi të papaguar edhe sa duhet të presim. Për këtë arsye kemi kërkuar që shteti të ndërhyjë, pasi nuk kemi me çfarë të mbajmë familjet”, tha Dautaj.

Po ashtu ai theksoi se shteti duhet t’i japë një zgjidhje kësaj situate. “Ka ardhur koha që të marrim një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e rafinerisë”, shpjegoi Dautaj . “Nëse nuk do të kishte pasur fitim, kjo rafineri do të ishte mbyllur me kohë, t’i jepet dritë jeshile rafinerisë pasi mbahen familje më këto para”, u shpreh Dautaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME