Categories Lajme

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, marrëveshjet që do të nënshkruhen

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 9 marrëveshje mes dy vendeve në fusha të caktuara. Takimi pritet që të mbahet në Podgoricë në ambientet e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU).

Mbledhja do të nisë në orën 10:30 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri pasdite. Në orën 10:30 pritet të nisë ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së ndërsa në orën 10:45 është planifikuar që të nisë edhe seanca e përbashkët.

Në orën 13:00 do të bëhet nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Në mbledhjen e qeverive do të nënshkruhet edhe marrëveshja që do t’i hapë rrugë ndërtimit të pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Konkretisht, pritet të nënshkruhen nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj në territorin e Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME