Categories Lajme

Sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tek të gjitha ata burra dhe gra që për më shumë se një shekull shërbyen në Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të repartit të ri për Forcat Speciale RENEA.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me një citim të Ismail Qemalit të bërë pak kohë pas ngritjes së flamurit.

“13 janar 1913 më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së Pavarur, Policia e Shtetit. “Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të kalojë puna e policisë në duar të ndershme”. Kjo ishte porosia e Ismail Qemalit në atë kohë. Është një porosi që nuk ka datë skadence, sepse të qenurit në duar të ndershme e të stërvitura është A-ja e çdo Policie Shteti dhe e kësaj tonës”, tha Rama.

Kryeministri tha më tej se forcat tona Renea janë në nivelin e forcave të ngjashme të të gjitha vendeve evropiane.

“Sot më vjen jashtëzakonisht mirë që na jepet mundësia që 107 vjet nga formimi i Policisë së Shtetit t’iu themi të gjithë djemve të përkushtuar të RENEA-s, por edhe vajzave që janë pjesë e tyre, se e shlyem një borxh ndaj tyre, duke vënë në dispozicion pas 30 vitesh këtë strukturë, që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale dhe morale të tyre, ndërkohë që për 30 vite rresht të gjithë ata që janë angazhuar në RENEA kanë dhënë shembuj të panumërt përkushtimi, në një lartësi profesionale dhe morale të admirueshme, që nuk janë shpërblyer sa dhe si duhet.

Sot, RENEA ka në dispozicion një strukturë, që është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e Forcave Policore të Elitës në vendet evropiane. RENEA u themelua me një akt të posaçëm më 12 shtator të 1991, në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupet e supozuara anti-regjim, ndërsa përgjatë viteve 80’ detyra e tyre ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume. Sot, jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime e mundësi tërësisht të tjera.
Nëse sot kemi këtu një strukturë moderne për forcat e RENEA-s, që nuk ka asgjë të mangët në aspektin e kushteve krahasuar me strukturat e ngjashme në vendet e BE, deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak, që në shkurt, mars të 1997 përgatitej të sulmonte në jug.

Nuk ishte 100 vjet më parë, por 20 vjet më parë, dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME