Categories Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit dhe dy vajzave të tyre që humbën jetën në Vlorë

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira familjes prej 4 anëtarëve të cilët ndërruan jetë ditën e djeshme në aksidentin tragjik në autostradën e Vlorës, ku u përplasën nga një mjet luksoz tip ‘Audi’.

Njoftimi është bërë nga familjarët. Varrimi u bë në orën 10:00 në lagjen Dukas-Çoban.

Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë në ‘Audi-n’ që i përplasi nga mbrapa udhëtonin 3 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por të tre jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat në të cilat, ndodhi aksidenti, kanë shkaktuar një zemërim të madh publik tek qytetarët, por nuk kanë munguar as reagimet nga personazhet publikë të cilët i mëshojnë faktit se ky është problem i rëndë në vendin tonë. Sipas reagimeve të bëra, ata shprehen të zemëruar me faktin se jeta në Shqipëri nuk është aspak e sigurt dhe mungon çdo lloj parametri i sigurisë rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME