Categories Lajme

Sot kalon akti normativ për lokalet, Manastirliu: Po përgatitemi për shtim të rasteve në vjeshtë dhe dimër

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend lidhur me aktin normativ, që do të kalojë sot, për të gjobitur të gjitha lokalet dhe bizneset që qendrojnë të hapura, dhe mbajnë muzikë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Manastirliu tha se në vjeshtë dhe në dimër pritet një shtim i rasteve me Covid, dhe duhet të bëhet sa më shumë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

“Cfarë është vënë re dhe me punën intesive të ISHSH-së dhe të Task Forcës, është se jo të gjithë e kanë zbatuar urdhërin e dhënë, të cilët janë kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi që do të kalojë tani, jo vetëm që rrit masën e ndëshkimit, por nënkupton edhe një pezullim me një vit të aktivitetet e tyre.

Çdo akt normativ që ne po ndërmarrim, janë të gjitha masa që vlerësohen të duhura për uljen e zinxhirit të infeksionit. Masat nuk vendosen për gjobën si qëllim në vetvete, por si mjet parandalues, të rinjtë janë vlerësuar si përhapës së një zinxhiri infeksioni, pasi ata bëhen vektor të shpërndarjes së infeksionit në moshat e tjera.

Vendimi vjen padyshim në kohën e duhur, dhe ka disa elementë të tjerë që ne do të vijojmë të punojmë për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Duhet të përgatitemi për një rritje të numrave të infeksionit në vjeshtë dhe në dimër, edhe për këtë fakt ne jemi të detyruar që të marrim masa parandaluese.

Padyshim që puna më e madhe është në territor, me epidemiologët që gjurmojnë dhe ndjekin rastet, gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës, për spitalet 3 dhe 4. Do të vijojë që të merren masa, asnjëra prej tyre nuk është e lehtë për ne, jemi të vendosur që të vazhdojmë me planin e masave”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME