Categories Politike

Sot Meta në Komisionin Hetimor/ Maliqi: Kuvendi ‘show’ për të deskredituar rolin e tij (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për shtyp pak para mbërritjes së presidentit Ilir Meta në komisionin hetimor ndaj tij. Maliqi tha se ky komision është një spektakël që bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Deputeti i opozitës së re u shpreh se dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet ishte vendimi i duhur që ndaloi gjakderdhje në vend teksa u shpreh se OSBE e bëri nuk këtë proces duke e shkruar të zezën mbi të bardhë.

“Kthimin e dekreteve të presidentit dhe shumë vendime të tilla shmangin përgjegjësitë nga kreu i qeverisë. Sot parlamenti po deskrediton rendin dhe misionin e tij. Emigrimi masiv i shqiptarëve të cilët kohët e fundit po ikin për të siguruar bukën e gojës, dhe lëvizjes e mazhorancës në hotelet më luksoze, drogën. Kohët e fundit janë zbrazur spitalet pasi të gjithë po ikin për punë drejt Gjermanisë. Për të shmangur vëmendjen nga këto gjëra thirret një komision për presidentit Ilir Meta. Nëse nuk do të anulohej 30 qershori do kishte gjakderdhje. OSBE foli qartë dhe shqiptarët dinë ta përkthejnë të bardhën mbi të zezë. OSBE i bëri nul zgjedhjet e 30 qershorit ku parlamenti është i kapur, këshilli bashkiak është i kapur. Vendin është në një krizë shumë të madhe. KQZ nuk pranoi komisionerët e opozitës.

OSBE tha se veprimet e shtetit për mospublikimin e rezultateve ishin të jashtë-ligjshme. Ndaj unë jam sot këtu për të thënë se shfaqet që bëjnë Ulsi Manja i cili vodhi zgjedhjet e Dibrës bëhet për të larguar vëmendjen. Po të ishin këtu ata shqiptarë do ta kishin hedhur Ramën në kosh. Kanë ndodhur mbytje vrasje, aksidente gjatë muajit gusht dhe shikoni se ku i kanë bërë pushimet ministrat e mazhorancës. Këta nuk duan të bëjnë reformën zgjedhore po nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit elektoral. Vettingun e bën populli. Sot ky shoë ndaj presidentit është diskriminim e misionit të parlamentit të Shqipërisë”, u shpreh Maliqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME