Categories Lajme

“Sot, një ditë historike”, Erdogan jep lajmin që turqit e prisnin prej një shekulli

Presidenti i Turqisë Reçep Tayyib Erdogan iu drejtua sot popullit turk duke dhënë lajmin se kanë zbuluar sasi të mëdha gazi në hapësirën detare i përket Turqisë në detin e Zi. “Sot është një ditë historike”, tha Erdogan teksa dha lajmin se anija kërkuese “Fatih” ka gjetur një rezervë gazi prej 320 miliard metër kub në detin e Zi. Siç bën me dije “Hurriyet“, anija në fjalë kishte filluar kërkimin që më datë 20 korrik, ndërsa ka hasur në rezervën e gazit pak ditë më parë,

kur edhe Erdogan njoftoi se do të jepte një lajm të madh për popullin turk duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht. Presidenti turk tha se sasia e gjetur e gazit është shumë e madhe dhe mund t’i shërbejë vendit për disa dekada. Ndërkohë, në mediat opozitare turke ky lajm është komentuar si zhvillim të shërbim të fushatës në Turqi, e cila sipas tyre pritet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë muajve në vijim. Gjetja e rezervave të naftës dhe gazit ka qenë një ëndërr e hershme e turqve, ndërsa kërkimet kishin nisur që në periudhën e Perandorisë Osmane, por pa rezultat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME