Categories Lajme

“Sot nuk është ditë ndryshe”, infektologu Pipero: Respektoni tre fjalë magjike “lani duart tuaja”

Mjeku infektolog, Pëllumb Pipero la një koment në rrjetet sociale, ku komenton situatën e krijuar nga koronavirusi. Mjeku Pipero shkrua se “virusi ka frikë vetëm kujdesin” ndërsa shton se “paniku është aleati më i mirë i virusit”. Ndaj ai këshillon që gjithkush prej nesh të mbajë mend fjalët magjike: “Lani duart”. Gjithashtu, Pëllumb Pipero ka dhe një thirrje drejtuar qytetarëve, që shkon në lutje, duke kërkuar nga ta të mos “paragjykojnë bluzat e bardha dhe institucionet publike”, por të bëhet durim sepse “së bashkua do t`ia dalim”.

Postimi i plotë në facebook i Pëllumb Piperos:

Sot nuk është një ditë ndryshe! Mirëmëngjesi!

Sot për të gjithë ne nuk është një ditë ndryshe, ajo filloi ditë më parë, filloi ditën që në vendin tonë u konfirmua rasti i parë me koronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rëndësi, e rëndësishme është që atë e kemi tek ne si kudo në Europë dhe në botë! Dëgjoj shumë pyetje që fillojnë me PSE! Mos pyesni ju lutem PSE?? Duhet së bashku të veprojmë sot, dhe të vazhdojmë nesër, nesër e më tutje, deri sat a mundim këtë epidemi. Së bashku po, së bashku ja dalim!

Sot shumë kush nga ju ka pyetur, çfarë ndodhi mbrëmë, çfarë ndodhë sot? E drejtë! Njerëzore është! Mes nesh ka frikë, por nuk duhet të ketë kurrë panik. Ai është aleati më i mirë i këtij virusi. Ky virus ka frikë vetëm kujdesin, vëmendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbështetjen e bluzave të bardha! E sidomos disiplinën!

Sot ju keni shumë pyetje, dhe keni shumë të drejtë. Ne kemi folur çdo ditë me ju, jua kemi thënë të gjitha besoj! Nuk e di san a keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi shpjeguar, nuk e di a na keni dëgjuar të gjithë, por na besoni, nuk ju kemi fshehur asgjë!natyrisht rastet janë shtuar dhe do shtohen, është vetëm fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju shërbejnë statistikave, epidemitë kanë ligjësitë e tyre, ne duhet të dimë ti përballojmë dhe të zvogëlojmë dëmin! 

Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, së bashku do ja dalim. Ka kohë për të na gjykuar! Sot nuk është një ditë ndryshe, edhe pse ndryshon shumë nga dje, dhe ju vazhdoni të keni pyetje, për të cilat unë kam vetëm një përgjigje: kufizoni lëvizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjalë magjike, vetëm tre: Lani. Duart. Tuaja!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME