Categories Lajme

Spaho pas takimit me delegacionin e Venecias: Vetting për politikanët, njësoj si për prokurorët dhe gjyqtarët

Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se këtyre përfaqësuesve iu parashtrua qëndrimi i Partisë Demokratike, se për Vettingun në Politikë duhet të aplikohet i njëjti standard që po aplikohet në Vettingun për prokurorët dhe gjyqtarët.

Spaho u shpreh para kamerave se delegacionit të Venecias iu theksua se asnjë reformë nuk do të ketë sukses në Shqipëri nëse politika nuk shkeputet nga krimi i organizuar.

“Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”, tha Edmond Spaho pas takimit.

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritet të ngrihen së shpejti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME