Categories Lajme

SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK-së, sa vite burg kërkohet për Etleda Çiftja

SPAK shpall pretencën për anëtaren e KPK Etleda Çiftja e akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim.

SPAK kërkon 1 vit e gjashtë muaj burgim për Çiftjan, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 1 vit burgim.

SPAK më pas kërkoi të pezullohet dënimi në 2 vite shërbim prove.

Më 30 qershor Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim gjyqtaren e KPK, të akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim. Çiftja është anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Bankës Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME