Categories Lajme

SPAK kërkon ta arrestojë, vjen reagimi i Ahmetajt nga “arratia”: Do dal kur e vërteta të marrë rrugë

Teksa të gjithë po pyesin ku ndodhet Arben Ahmetaj, deputeti socialist ka reaguar mbrëmjen e së enjtes.

Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të Ahmetajt, pasi i kërkuan që të ndërhynte në një lidhje direkte për emisionin.

Në mesazhin e tij, Arben Ahmetaj thotë se do të shfaqet kur, sipas e tij, “e vërteta të ketë marrë rrugë”.

Blendi Fevziu: Ne i kërkuam Ahmetajt që të dali në lidhje të drejtpërdrejt në pjesën e dytë, mesazhi është i tij.

Thotë:

Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta.

Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.

Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë.

Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj.

Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal.

Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.

Për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK kërkon arrestimin e tij për 3 akuza në lidhje me inceneratorët. Të premten, Parlamenti do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK.

Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament.

Avokatët e deputetit Ahmetaj kanë konfirmuar që ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME