Categories Lajme

SPAK mbyll hetimet e çon për gjykim ish-zv.ministren e Brendshme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, si dhe dy të pandehurat të tjera.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Sipas SPAK, përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

NJOFTIMI I SPAK
Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kanë përfunduar hetimet për procedimin penal nr.49/2 viti 2021, që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së këtyre dispozitave para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

 

 

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

E pandehura Rovena Voda është akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

Ndërsa, të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021.

Sot në datën 13.01.2022, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME