Categories Lajme

SPAK mbyll hetimet për “Plumbin e Artë”,detaje

SPAK ka mbyllur hetimet për operacionin “Plumbi i Artë” nga i cili nga u zbardhën 18 ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura ndër vite. Organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave të dyshuar.

SPAK ka firmosur 32 urdhërarreste, nga të cilat 19 janë arrestuar.

Hetimi penal i regjistrura në Prill të këtij viti pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhaj nxori në dritë vlera që shkonin nga 30 mijë në 500 mijë Euro për ekzekutime, teksa pritet të shtrihet edhe në ngjarje të tjera që janë rrëfyer nga bashkëpunëtorët.

Dëshmitë e dhëna për hetuesit nga dy të penduarit, kanë dokumentuar sipas SPAK deri më tani 18 ngjarje kriminale që datojnë që prej vitit 2011 në Shqipëri, vjedhje e atentate për të cilat janë paguar vlera monetare shumë të larta.

Nuredin Dumani, personazhi i cili ishte ura lidhëse e disa grupeve kriminale, nxori emra të fuqishëm të botës së krimit, si Suel Çela, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Talo Çela, Kamber Mehja, si porositës të disa krimeve, me vlera monetare që shkonin nga 30 mijë deri në 500 mijë Euro.

Prokuroria e Posacme përkrah hetimit penal për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale, pritet të kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME