Categories Lajme

SPAK merr të pandehur anëtarin e KPA

Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) ka marrë si të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Gjyqtari i vetingut, që pak javë më parë u rikthye në detyrë nga Gjykata e Posaçme Antikorruposion, do të pyetet të premten nga SPAK-u në cilësinë e të pandehurit, pasi mbi të rëndojnë akuzat e SPAK-ut për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997. Bëhet e ditur se gjyqtari Luan Daci do të jetë i pranishëm në seancën e datës 24 korrik, ku do të prezantohet zyrtarisht akuza nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Më pas, në seancën paraprake pritet që të vendoset nëse do të pushohet, do të kalojë për gjykim, apo gjykata mund ta ktheje për plotësim hetimesh në prokurori.

Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 19973 , deklaroi SPAK. Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.

Pas masës së sigurisë në Shkallën e Parë, avokatët Andi Duraj dhe Jordan Daci e cilësuan si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të gjykatës. Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Daci u mor në pyetje në Komisionin Parlamentar ad hoc. Deputetja Vasilika Hysi i kujtoi Luan Dacit vendimin e firmosur në 1997-ën nga Presidenti Mejdani për largimin nga detyra. Por në atë kohë gjyqtari nuk e tregoi motivin e vërtetë të largimit nga detyra që kishte qenë për paaftësi, por tha se ishte dorëhequr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME