Categories Lajme

SPAK-u për Vit të Ri fillon kapjen e “peshqëve” në Tiranë

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendoi sot të nisë procedurat për emërimin e 8 anëtarëve të parë të Prokurorisë speciale antikorrupsion, ose e njohur ndryshe si SPAK. Procedurat do të duhet të përmbyllen brenda 30 ditësh.

Kushtetuta përcakton se numri minimal i anëtarëve të SPAK-ut duhet të jetë 10 prokurorë, Këshilli gjykoi se me vendimin e sotëm po nis plotësimin e organigramës së këtij institucioni. Nga 15 kandidatë të përzgjedhur për në Prokurorinë speciale, vetëm 8 kanë kaluar të gjitha shkallët e verifikimit të figurës. Një kandidatë është rrëzuar ndërsa një tjeër është emëruar në Gjykatën Kushtetuese, dy janë në pritje të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa për tre të tjerë, procesi nuk ka nisur ende.

Këshilli vendosi gjithashtu sot që të hapë garën dhe për drejtuesin e përkohshëm të SPAK-ut, si dhe të nisë konsultimet me Këshillin e Lartë Gjyqësorë për vënien në funksion paralelisht dhe të Gjykatës speciale antikorrupsion.

Javën e ardhshme ndërkohë, Këshilli i Prokurorisë do të njoftoje tre kandidatët e mbetur në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, që brenda 10 ditësh, të përgatiten për fazën e intervistimit. Vendimi erdhi pasi sot Gjykata rrëzoi padinë e Lulzim Alushajt, kandidatura e të cilit ishte rrëzuar nga KLP. Menjëherë pas mbylljes së intervistave me tre kandidatët, Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, , Parlamentit, siç shpjegoi drejtuesi i Këshillit Gent Ibrahimi, do t’i dërgohet lista, me renditjen sipas vlerësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME