Categories Bota, Covid-19

Spanja ideon regjistrin e atyre që refuzojnë vaksinën anti-COVID!

Spanja do të krijojë një regjistër me emrat e njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe do ta ndajnë atë me vendet tjera të Bashkimit Evropian, ka thënë ministri i Shëndetësisë në Spanjë. Ministri, Salvador Illa, tha se lista nuk do të bëhet e qasshme për publikun ose për punëdhënësit.

Ai tha se mënyra më e mirë për të mposhtur virusin ishte “të vaksinojmë të gjithë – sa më shumë aq më mirë”. Spanja ka qenë një nga vendet evropiane më të goditura nga pandemia. Aktualisht ky vend është furnizuar me vaksinën Pfizer-BioNTech e cila u miratua për përdorim në vendet anëtare të BE-së javën e kaluar.

Në një intervistë me televizionin La Sexta të hënën, ministri Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë … të atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë”, tha ai.

Sipas një sondazhi të fundit, numri i qytetarëve spanjollë që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% në nëntor. Illa tha se njerëzit do të kontaktohen nga autoritetet rajonale kur të jetë radha e tyre për t’u vaksinuar. “Njerëzit që vendosin të mos vaksinohen, gjë që ne mendojmë se është një gabim, janë brenda të drejtave të tyre”, u tha ai gazetarëve.

“Ne do të përpiqemi të zgjidhim dyshimet. Vaksinimi shpëton jetë, është rruga për të dalë nga kjo pandemi”, shtoi ai. Numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Spanjë është mbi 50.000. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.8 milion të infektuar gjatë pandemisë./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME