Categories Lajme

Spanja miraton ligjin e ri për pëlqimin seksual: Duhet marrë i qartë dhe jo i supozuar

Spanja ka miratuar zyrtarisht një ligj të ri për pëlqimin seksual – i quajtur ligji “vetëm po do të thotë po” – i cili pohon se pëlqimi nuk mund të merret si parazgjedhje ose përmes heshtjes.

Kongresi spanjoll miratoi legjislacionin pas përdhunimit në grup të vitit 2016 ‘Sabadell wolf pack’, i cili pa një grua 18-vjeçare të përdhunohej një grup prej pesë burrash.

Sipas legjislacionit të ri, pëlqimi duhet të jetë i qartë dhe jo i supozuar. Legjislacioni historik u miratua me 205 vota shumicë. Ndërkohë, 141 deputetë votuan kundër ligjit me tre abstenime.

Në gjykatë, pamjet video të sulmit të tmerrshëm u prezantuan si provë për të vërtetuar pëlqimin, pavarësisht se gruaja dukej se ishte pa ndjenja.

Gjatë gjyqit, një gjyqtar pretendoi se burrat duhet të akuzohen vetëm për vjedhjen e telefonit të viktimës dhe jo për përdhunim.

Burrat u akuzuan përfundimisht për krimin më të vogël, atë të abuzimit seksual dhe u dënuan me nëntë vjet burg. Megjithatë, pas protestave masive, akuza u ndryshua në përdhunim dhe u dënua me 15 vjet burg.

Në vitin 2015, Spanja e rriti moshën e pëlqimit nga 13 në 16 vjeç, por aktiviteti seksual me një të mitur mund të akuzohej vetëm si abuzim seksual dhe jo përdhunim, përveç nëse përdorej frikësim ose dhunë.

Ligji ‘vetëm po do të thotë po’ ka hequr çdo dallim midis abuzimit seksual dhe përdhunimit, duke thënë se: “Pëlqimi mund të konsiderohet pëlqim vetëm kur ai është manifestuar lirisht nëpërmjet veprimeve që, në përputhje me rrethanat, shprehin qartë dëshirat e personit.”

Ligji nuk kërkon që pëlqimi për akte seksuale të shprehet gojarisht, por thotë se “pëlqimi ekziston kur ai është shprehur lirisht nëpërmjet veprimeve që, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes, shprehin qartë vullnetin e personit”.

Duke folur për vendimin, ministrja e barazisë Irene Montero tha: “Është një ditë fitimtare pas shumë vitesh luftë. Që tani e tutje asnjë grua nuk do të duhet të provojë se është përdorur dhunë apo frikësim që ajo të njihet për atë që është.”

Pas lajmit, nëna e viktimës së 2016 tha përmes një deklarate: “Ky ligj është rezultat i guximit, këmbënguljes dhe dinjitetit të një vajze që e dinte se si donte të jetonte pa u gjykuar nga askush dhe që vendosi të ecë përpara. Në mënyrë që ne të gjithë të jemi të vetëdijshëm për rrugën e mjerueshme që u është dashur dhe vazhdojnë të kalojnë shumë viktima. Kjo është diçka që ne të gjithë duhet ta ndryshojmë së bashku.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME