Categories Lajme

Spanja nis lehtësimin e masave duke filluar nga e hëna

Spanja do të fillojë të lehtësojë  masat e izolimit duke filluar nga e hëna, njoftoi të enjten Ministri i Shëndetësisë së vendit. “Nga e hëna, rreth 70% e popullsisë spanjolle, ose 32 milion njerëz do të kalojnë në fazën e dytë. Rreth 30% e popullsisë ose 15 milion njerëz do të jenë ende në fazën e parë dhe 45,000 njerëz do të kalojnë në fazën e tretë,” deklaroi  Ministri i Shëndetësisë i Spanjës në një konferencë për shtyp.

Një pjesë e rajoneve të Castilla, Valencia, Katalonja, Murcia, Andalucia dhe Castilla dhe Leon do të kalojnë në fazën e dytë, e cila lejon takime të deri në 15 persona që nuk jetojnë së bashku, do të rihapen disa shërbime restorantesh në ambiente të mbyllura, dyqane, kinema dhe muze. Katër ishuj të vegjël në ishujt Balearik dhe Kanarie të Spanjës me popullsi të vogël dhe rrezik të ulët infeksioni do të kalojnë në fazën e tretë.

“Të dhënat janë të mira, por: është shumë e rëndësishme të dimë se kjo është një fazë shumë komplekse dhe secili duhet të mbaj përgjegjësi individuale sepse një gabim mund të rrezikojë gjithçka që kemi bërë deri tani, “shtoi Illa. Rajoni i Madridit, i cili përfshin kryeqytetin e Spanjës dhe qytetet përreth, do të mbetet në fazën e parë pa ndonjë ndryshim, sqaruan zyrtarët e shëndetësisë.

“E gjithë ky evolucion është për shkak të përpjekjes së bërë nga populli dhe sistemi shëndetësor për të kontrolluar këtë epidemi,” tha Dr. Fernando Simón, drejtori Spanjoll i Qendrës për Emergjencat Shëndetësore. Simón gjithashtu u tha gazetarëve se “rastet e reja” janë identifikuar shumë shpejt dhe po monitorohen nga afër nga autoritetet lokale për të “shmangur një shpërthim të ri dhe për të ruajtur këtë balancë të favorshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME