Categories Lajme

Spanjë/ Gjashtë shqiptarë në p.ranga

Policia spanjolle ka arr.estuar gjashtë shtetas shqiptarë që kultivonin mijëra bimë narkotike. Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie në zonën portuale të Alikantes ku administronin një magazinë rreth tre mijë katrorë. Një organizatë kriminale e drejtuar nga shqiptarë ka rënë në rrjetën e policisë spanjolle.Operacioni i titulluar “Saksia” çoi të mërkurën në arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës 25 deri 45 vjeç dhe një shtetasi spanjoll 45-vjeçar. Si bazë e autorëve shërbente një magazinë e braktisur në zonën industriale të qytetit portual të Alikantes, ku kultivoheshin mijëra bimë kanabisi.Shtetasit shqiptarë e ushtronin veprimtarinë në një hapësirë tre mijë metra katrorë. Dhomat e magazinës ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe ajruese për kultivim të brendshëm të bimëve narkotike.Të dyshuarit kishin marrë masa të rrepta për sigurinë, dhe mbikëqyrnin zonën me turne, madje kishin instaluar edhe ndjesorë të lëvizjes për të diktuar prezencën e të huajve afër godinës.Në objekt, policia sekuestroi një sasi prej 74 kilogramë marijuanë, një çantë me boçe kanabisi, kondicionerë dhe gjenerator elektrik, 1,300 euro në kartëmonedha dhe makineri për paketimin në vakuum të lëndës narkotike. Energjia furnizohej në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik i zonës, ndërsa instalimet dyshohet se ishin kryer nga shtetasi spanjoll. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar dhe e energjisë elektrike të vjedhur arrinte në gjysmë milion euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME