Categories Lajme

Spartak Ngjela: Vendosja e memorialit të ‘dëshmorëve’ turq nga Rama fyen historinë e Shqipërisë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka theksuar se tashmë korrupsioni i zyrtarëve të lartë në Tiranë po trembet për shkak se po flirtojnë edhe me Turqinë nga trembja nga shkarkimet në procese penale.

Sipas Ngjelës, vendosja te Parku i Liqenit nga Rama memoriali i ‘dëshmorëve’ turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shekullit XX-të si pushtues pa ligj, është një akt për të fyer historinë e Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela shkruan se Rama duhet të tregojë ligjin të cilin e ka vendosur memorialin, ose duke e ironizuar thotë që të vazhdojë ‘detyrën’ e lënë në mes nga Enver Hoxha, që t’i ngrinte një bust edhe Haxhi Qamilit që nuk donte të ndahej nga Perandoria Osmane.

Postimi i plotë:

Shikoni si është trembur korrupsioni i lartë në Tiranë: Meta shkon te Erdogani dhe i kërkon ndihmë duke i thënë: ‘Turqia duhet të shpëtojë Shqipërinë nga Amerika’, se i trembet për tmerr shkarkimit në një proces penal.

Kurse Rama, me urdhër të Erdoganit; pasi kthehet nga Turqia, që nuk dihet nëse ka marrë ose jo gjë përsipër për hallin e Metës, ka vendosur në parkun e Liqenit në Tiranë një memorial “dëshmorësh” turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shkullit të XX-të si pushtues.

Si mund të vendoset pa ligj një memorial për pushtues gjakatarë shekullorë! Një memorial për të rënët e pushtuesit duhet të miratohet vetëm me ligj. Çfarë i dinë memorialet e pushtuesve të Shqipërisë këta kryeministra nga hiçi, dëshira individuale të tyre, apo tregti me ish pushtuesit për të fyer historinë e Shqipërisë?

Rama, ose të na tregojë ligjin, ose të na ngrerë edhe monunentin e Haxhi Qamilit, se Enver Hoxha e la në mes këtë “detyrë” që e ndiente si të shenjtë, pasi shkroi rreth 100 faqe për Haxhiun, dhe e quajti “tribun të popullit” personin që nuk donte të ndahej nga Turqia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME