Pas vendimit të kryeministrit Rama për ta emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, vjen dhe reagimi i Elisa Spiropalit.
Për emisionin “Java”, Spirapali ka treguar se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi ajo nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit.
Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.
E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?
“Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni” u përgjigj Spiropali.