Categories Lajme

Spiropali: Problemi i tij nuk është 25 prilli, Basha po përpiqet të krijojë alibi!

Për qeverinë, pretendimet e Lulzim Bashës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit janë një alibi që vetë kreu i PD po e krijon. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se problemi i Bashës nuk është 25 prilli, por 20 korriku që ka lidhje me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë për News24, Spiropali u shpreh se vëmendja e mazhorancës nuk do të jetë tek humbësi, por te punët dhe çështjet urgjente si vaksinimi dhe rindërtimi.

“Nuk e di si Lulzim Basha nuk mërzitet duke përsëritur të njëjtat gjëra. Nuk po ndryshon as ritmin, as tekstin. Ndrysho regjistër, kaq mund ti them Bashës për atë që po bën. Problemi i tij nuk është 25 prilli, por 20 korriku zgjedhjet brenda PD. Po përpiqet të krijojë një alibi. Ky është një problem i PD dhe nuk na takon ne të japim mend. Ne na takon të merremi me këtë fitoren e tretë dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme që shqiptarët kanë vënë mbi ne. Një besim që duhet të marrë si përgjigje punën. Fituesi duhet të merret me punë, nuk do merremi me humbësin dhe me betejën e vjetër politike. Në këtë lojë ku të gjithë dalin të përbaltur ne nuk do hyjmë më. Ne do merremi me çështjet urgjente si vaksinimi dhe rindërtimi.

Sa i takon ftesës për bashkëpunim që qeveria i ka bërë Bashës, Spiropali tha: “Gjëja më normale në botë që çdo opozitë dhe çdo shumicë në një vend të qytetëruar mund të bëjë, t’i jepet dora, të shohim interesat e Shqipërisë, të mos nxijmë realitetet në gjuhë të huaja, të mos shkatërrojmë institucionet duke i braktisur, por duke bërë debat konstruktiv. I kemi lënë një fletë të bardhë përpara dhe na thoni të gjitha nivelet e bashkëpunimit që ky konsensus të kthehet në darkuesi në këshill apo në komision, që luftën politike e kanë parë si pengesë. Nuk kemi komplekse në këtë pikë”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME