Categories Lajme

Spitali i Shkodrës s’ka mjekë, Anulon operacionet deri më 6 janar 2020

Spitali rajonal i Shkodrës anulon ndërhyrjet kirurgjikale deri më 6 janar 2020. Shkak bëhet mungesa e mjekëve dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës si pasojë e urgjencave që vijnë në ditët festive. Ora News disponon  dokumentin që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori I shërbimeve klinike, Agustin Suma. “Ju njoftojmë se për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për peridhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 lind nevoja të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për peridhën 30 dhjetor 2019 dhe deri në 06 janar 2020″ shkruhet ne dokumentin i cili i është drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë – Gjinekologjisë.

Ndërhyrjet do të realizohen me një planifikim të dytë pas javës së parë të Vitit të Ri. Dokumenti u sigurua nga gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME