Sport

Disfata me Çekinë, flet Edi Reja: Lojtarëve sot u vë notën 10

Shqipëria humbi  miqësoren ndaj Republikës Çeke me shifrat 3-1. Pas ndeshjes Reja nuk ishte aq i zhgënjyer dhe u mundua të evidentojë elementet pozitive. Në Supersport foli për arbitrin, për të cilin nuk ishte i kënaqur dhe për rrëzimin e dytë në ndeshjen e dytë radhazi.

“Nuk ka ndryshuar vendosja taktike e skuadrës, nuk kishim përqendrim dhe ishim të lodhur, Në këtë periudhë nuk mund të pretendosh maksimumin nga lojtarët, janë të lodhur. Ata bënë gola të bukur, por edhe në prodhuam raste.

Nuk mendoj se duhet të humbnim 3-1, 2-1 do ishte i drejtë. Arbitri dha një vendim në favor të tyre, gjithsesi nuk dua të merrem me të, është thjesht miqësore. Kishte gjëra pozitive. I vendos notën 10 lojtarëve për impenjimin, nuk u dorëzuan asnjëherë, kam marrë sinjale pozitive.

Jemi përballur me skuadra shumë të forta, sidomos sot, që ishin të vështira për t’u ndalur në kundërsulm. Sot dhamë diçka më shumë. Duhet të përmirësohemi në pasimet finale. U përpoqëm të kishim më shumë topin në këmbë.

Një pjesë loje ia dolëm, më pas bëmë disa gabime. Ndeshjen me Uellsin kishim më shumë forcë dhe ishim më të freskët. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me skuadra të forta, ne kemi bërë lojën tonë, do ulemi dhe do analizojmë. Kemi gabuar, por nuk e bëmë në të gjithë ndeshjen.

Rrëzimi im? Një herë u rrëzova në konferencë, më pas në Uells dhe sot. Shpresoj të ketë mbaruar me kaq. Kam kaluar momente jo me shumë fat. Sigurisht kur përplasen me mua, dëmtohen edhe kundërshtarët sepse jam rezistent”, u shpreh Reja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: