Categories Sport

Duhet të kujdeset për bashkëshorten, futbollisti spanjoll ndërpret papritur karrierën

Jonathan Viera është një nga idhujt e tifozerisë së Las Palmas, skuadër e LaLigas në Spanjë.

Mirëpo, kapiteni është detyruar së fundmi që të ndërpresë karrierën e tij pasi është i detyruar të kujdeset për bashkëshorten e cila është diagnostifikuar me kancer.

Bashkëshortja e 34-vjeçarit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është në fazën e terapisë, ndaj Viera ka vendosur që të tërhiqet të paktën për momentin nga futbolli. Viera e kishte paralajmëruar disa javë më parë se karrierës së tij po i vinte fundi, megjithatë vetëm pas mungesës në ndeshjen e fundjavës së kaluar, ish-lojtari i Valencias sqaroi situatën e vështirë që po kalonte.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Viera do të rikthehet sërish në fushë apo do të vendosë të tërhiqet përfundimisht e të mbyllë para kohe kontratën me Las Palmas. E vetmja siguri është se për momentin fokusi i vetëm për Viera është shëndeti i bashkëshortes. /Supersport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME