Categories Lajme

U dërgua me urgjencë nga burgu në QSUT, ndërron jetë i riu i arrestuar për drogë

Një 31-vjeçar, i cili ishte ndjerë keq në ambientet e burgut, ka ndërruar jetë në QSUT. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ndërkohë, viktima është identifikuar Artan Zyliftari, i cili ishte arrestuar për drogë.

Nga hetimet e para dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga arrest kardiak

NJOFTIMI 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arrest kardiak, shtetasi Artan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.

Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak. Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.
Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME