Sport

“Dush të ftohtë tifozëve”/ Videoja bëhet virale në mediat e huaja

Videoja e momentit kur spërkatësit e stadiumit bëjnë qull tifozët në Air Albania gjatë ndeshjes me Francën, është bërë virale në botë.

Shumë media kanë pasqyruar momentin kur tifozët përballen me ‘surprizën’ e hidhur.
Daily Star në Angli shkruan se tifozët mendonin se do binte shi, por nuk e dinin se do përballeshin me një dush të ftohtë pasi spërkatësit e stadiumit pësuan defekt.

Gazeta citon kreun e FSHF, Armand Duka, që deklaroi se gjithçka do jetë gati përpara ndeshjes.

“Ec e thuaja këtë tifozëve që u detyruan të shohin ekipin e tyre duke humbur me kampionët e botës, teksa mbanin veshur xhinse dhe bluze të lagura,” shkruan gazeta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: