fbpx
Sport

E pabesueshme! Shqipëria sërish në “mallkimin” e minutave të fundit. Triumfon Turqia falë një gafe

E pabesueshme! Shqipëria sërish në “mallkimin” e minutave të fundit. Triumfon Turqia 1-0 falë një gafe. Në minutën e 90-të realizoi Tosun. Një gafë e Strakoshës i ka kushtuar shtrenjtë Kombëtares. Pas një mosmarrëveshje mes Ismajlit dhe Strakoshës, ka përfituar Tosun i cili me kokë e ka ndalur topin në rrjetë.

Sulmuesi Rey Manaj shpërdoroi disa mundësi të arta, ku spikat rastin i minutës së 76-të. Manaj u shërbye në zonë nga Roshi por, sulmuesi lushnjar nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë. Në të 82′, mundësi tjetër e artë për Manajn i cili del i vetëm përballë portierit por humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

Me këtë fitore, Turqia e sheh veten tashmë shumë pranë kualifikimit, teksa Shqipëria i jep lamtumirën ëndrrës Europiane në këtë takim.

GOLI I TOSUN

NDESHJA

Turqi–Shqipëri 1-0
90′ Tosun

KV: 7′ Demiral, 26′ Ajhan, 69′ Tufan / 4′ Dermaku, 7′ Bare, 12′ Memushaj, 83′ Abrashi, 86′ Gjimshiti

FORMACIONET
Turqia: Gynok, Ajhan (46’Çaglar), Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre (66′ Irfan Çan), Çalhanollu, Tosun, Jillmaz. Trajner: Senjol Gynesh
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani (57′ Roshi), Bare, Gjasula, Memushaj (72′ Abrashi), Manaj, Çikalleshi (84′ Balaj). Trajner: Edi Reja
Gjyqtar: Hategan

Minutë pas minute:

90’ GOOOL Turqia! E pabesueshme, turqit kalojnë në avantazh pas një gafe në zonë nga mbrojtësit kuqezi! Realizon Tosun.

88’ Sërish mundësi e mirë për tanët me Manajn nga jashtë zone që tenton portën, por ndal portieri turk.

87’ Manaj provon nga jashtë zone por ndal portieri vendas.

86’ Mundësi e artë për Turqinë por kanë gabuar në momentet e fundit. Ndërkohë, karton i verdhë për Gjimshitin.

84’ Largohet nga fusha e lojës Cikalleshi dhe vendin e tij e zë Balaj.

83′ Karton edhe për Abrashin.

82’ Mundësi tjetër e artë për Manajn i cili del i vetëm përballë portierit por humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

80’ Tjetër zëvendësim te turqit me Jaziçi që futet, duke zënë vendin e Tufan.

79’ Kuqezinjtë rrezikojnë shumë tashmë me një kundërsulm të turqve, por është Ismajli ai që mbyll gjithçka.

76’ Mundësi e artë për kuqezinjtë me anë të Manajt i cili shërbehet në zonë nga Roshi por sulmuesi lushnjar nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë.

72’ Mundësi për Shqipërinë me anë të Cikalleshit që merr krosim në zonë por nuk arrin të rrezikojë. Ndërkohë, largohet Memushaj dhe vendin e tij e zë Abrashi. Shiriti i kapitenit tashmë i takon Roshit.

69’ Faull nga Ozan Tufan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

68’ Çalhanollu kërcënon sërish portën e Strakoshës me një goditje nga jashtë zone, por Strakosha e shoqëron topin jashtë.

66’ Zëvendësim tjetër në radhët e turqve me Emre që largohet dhe vendin e tij e zë Irfan Çan.

63’ Goditje dënimi për Shqipërinë në pozicion ballor, por del Turqia në kundërsulm aty ku ka mundësinë e artë për të shënuar, por Veseli kthehet në hero duke thyer i vetëm këtë aksion.

59’ Krosim i rrezikshëm në zonë nga Tosun aty ku Veseli fiton një goditje dënimi duke mos e lejuar Jilmazin për të goditur.

57’ Zëvendësim për Shqipërinë me Lenjanin që largohet dhe vendin e tij e zë Odise Roshi.

55’ Mundësi e mirë për turqit në një goditje dënimi aty ku vjen krosimi te Çalgar, por ky i fundit vetëm e prek duke mos e çuar topin në rrjetë.

52’ Kuqezinjtë e kanë nisur mirë pjesën e dytë duke tentuar disa herë t’i afrohen portës.

50’ Strakosha kthehet në hero tashmë për Shqipërinë duke ndalur një goditje nga distanca.

49’ Mundësi e artë për tanët me anë të Bares i cili nis në kundërsulm kuqezinjtë duke pasuar për Lenjanin, por ky i fundit nuk arrin ta marrë mirë.

47’ Goditje dënimi për turqit dhe pranë topit është Çalhanollu i cili kroson për Demiral që është pak metra larg portës, por e çon topin në duart e Strakoshës.

46′ Nis pjesa e dytë me një ndërrim te turqit ku jashtë ka mbetur Ajhan dhe vendin e tij e zë Çaglar.

45+5’ E merr përsipër Manaj ekzekutimin e kësaj goditje dënimi, aty ku provon portën por topi devijohet dhe shkon në cepin e portës, megjithatë topi ndalet nga portieri. Mbyllet pjesa e parë.

45+3’ Mundësi mjaft e mirë për kuqezinjtë tashmë që kanë një goditje dënimi në pozicion ballor me portën, të cilin e ka fituar Manaj.

45′ Akordohen edhe 4 minuta!

44’ Mundësi shumë e mirë për Turqinë që gjen hapësira në zonën kuqezi, megjithatë nuk arrijnë të përfitojnë vendasit dhe largon me kokë Veseli.

40’ Goditje dënimi për Turqinë që e nis shpejt topin dhe mundohen të organizohen nga e djathta aty ku vjen edhe krosimi megjithatë topi shkon në duart e Strakoshës.

37′ Tension sërish nga Demiral dhe Cikalleshi, por gjyqtari eviton kartonin.

36’ Mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë, aty ku Memushaj ka krosuar për Manajn i cili godet me kokë, por ndal portieri dhe nis në kundërsulm skuadrën e tij, gjithsesi Strakosha ndal gjuajtjen e Çalhanollu.

34’ Tjetër goditje dënimi për kuqezinjtë dhe është sërish Memushaj ai që e fiton dhe tashmë kemi një mundësi të mirë.

31’ Presing i vazhdueshëm i tanëve që e mbajnë skuadrën turke të mbyllur në gjysmëfushën e tyre.

30’ Vendasit i afrohen zonës sonë dhe tentojnë të krosojnë por Gjimshiti është vendosur sërish mirë dhe largon topin.

26’ Cikalleshi tenton të driblojë Ajhan, por ky i fundit e ndal me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Luhet me pasime të shumta në mesfushë ku asnjë nga skuadrat nuk rrezikojnë por as nuk lejojnë hapësira.

23’ Tjetër mundësi për Turqinë me anë të Burak Jilmaz megjithatë, sulmuesi është zënë në pozicion të parregullt.

21’ Kuqezinjtë në sulm dhe është Bare që hyn në zonë duke u rrëzuar megjithëse nuk ka penallti nga gjyqtari.

19’ Probleme për Emre i cili detyrohet të marrë ndihmën e parë, por gjithsesi është çuar dhe rinis takimin.

14’ Memushaj i afrohet zonës dhe mes dy futbollistëve provon një krosim në zonë, gjithsesi mbrojtja vendase mbyll mirë duke fituar një rivënie fundore.

12’ Tjetër ndërprerje e ndeshjes dhe tashmë ka faull që i përket kuqezinjve në mesfushë dhe është Memushaj ai që e ka fituar, ndërkohë që ndëshkohet me karton të verdhë duke qenë se proteston te gjyqtari.

10’ Kuqezinjtë tentojnë të dalin para me anë të Lenjanit i cili e nis mirë për Çikalleshin por mbrojtja vendase spastron zonën.

9’ Tjetër mundësi për Turqinë por Gjimshiti mbyll mirë dhe fiton goditje dënimi.

7’ Tension mes Bares dhe Demiral dhe ndëshkohen të dy futbollistët me karton të verdhë

4’ Ndërhyrje e gabuar nga ana e Dermakut pranë zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë mbrojtësi kuqezi.

3’ Mundësia e parë për Turqinë me anë të Tosun i cili pasi driblon Gjimshitin disa herë, tenton goditjen por topi shkon jashtë.

2’ Turqit nisin menjëherë të qarkullojnë topin dhe tentojnë të afrohen me topa të gjatë por largon Gjimshiti.

1′ Nis takimi në Stamboll me vendasit që nisin topin e parë nga mesi i fushës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button