fbpx
Sport

Festojnë shqiptarët e Konyaspor, Zhegrova dhuron “show” te Basel

Edon Zhegrova realizon një eurogol në miqësoren e Basel, ndërsa Konyaspori i shqiptarëve siguron kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Turqisë. Basel fitoi 5-0 në miqësoren e sotme ndaj Aarau. Edon Zhegora u fut në fushë në pjesën e dytë dhe i mjaftuan 3 minuta për të gjetur golin.

21-vjeçari dardan kreu një driblim dehës në krahun e djathë, më pas një tjetër driblim ndaj një kundërshtari dhe goditje potente në portë. Sallakja e lojtarit ofensiv të Kosovës në rrjetë, teksa ky ishte goli i tretë për Basel. Konyaspor triumfoi 2-1 në shtëpi kundër Gaziantepsor, sfidë për raundin e 1/8 të Kupës së Turqisë.

Zymer Bytyqi dhe Erdon Daci e nisën takimin si titullarë për skuadrën vendase. Ky i fundit dhuroi asistin e golit të parë të ekipit të tij. Në minutën e 61-të u fut në fushë edhe Sokol Cikalleshi për Konyaspor, që preu një biletë mes 8 ekipeve më të mira në Kupë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button