fbpx
Sport

FIFA trondit Superligën! I vë “drynin” merkatos së Flamurtarit dhe Luftëtarit, gara merr goditje të rëndë

Probleme me regjistrimin e pagesave, detyrime të prapambetura dhe një mal me gjyqe në zyrat e qeverisë së futbollit botëror në Zyrih. Dhe FIFA ka zbritur vetë në fushë, në një nga më problematiket që ajo ka nën vëzhgim: Kategorinë Superiore!

Flamurtari dhe Luftëtari kanë provuar dorën e rëndë të FIFA-s, që u ka bllokuar merkaton. Lajmin e konfirmon “Panorama Sport”, e cila zbulon se vlonjatët janë ndëshkuar për tre sesionet e radhës të merkatos për shkak të mosregjistrimit të lojtarëve, ndërsa bluzinjtë këtë janar nuk mund të bëjnë asnjë transferim për shkak të çështjeve të hapura gjyqësore.

Praktikisht vuloset fati i dy klubeve, të përfshira në luftën për mbijetesë dhe që marrin goditjen e fundit përpara rifillimit të kampionatit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button