Liverpool ka shënuar një fitore minimale 1:0 përballë Ajax, në sfidën e zhvilluar të martën mbrëma, të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Golin e fitores për Liverpool e shënoi 19 vjeçari, Curtis Jones. Jones shënoi në minutën e 58′ të ndeshjes, shkruan lajmi.net. Me këtë fitore Liverpool siguron kalimin tutje në Ligën e Kampionëve. Në xhiron e ardhshme ‘The Reds’ luajnë në udhëtim te Midtjylland./Lajmi.net/
Categories
Sport