Sport

Flet heroi i finales! Ky trofe shkon për nënën time, babain tim, motrën time

Është sërish José Mourinho ai që i jep një kompeticion europian (Interi më pas fitoi Interkontinentalin kundër Mazembes me Benitezin në krye, por është kompeticion i FIFA-s dhe jo i UEFA-s) një ekipi italian.

Në bilbilin e trefishtë, José Mourinho, i cili sonte fitoi titullin e 26-të të karrierës së tij, ngriti pesëshen në parajsë. Për Special One është finalja e pestë e një kupe europiane të fituar: pas 2 Europa League dhe 2 Champions League, këtu është Liga e parë e Konferencës.

Roma mundi 1-0 Feyenoord-in falë golit të shënuar në pjesën e parë nga Zaniolo. 12 vjet pas triumfit në Champions League në pankinën e Interit, 2-0 ndaj Bayern Munichut në Madrid, trajneri portugez fitoi edicionin e parë të Ligës së Konferencës me Romën, duke fituar 1-0 në Tiranë ndaj Feyenoord.

Menjehere pas ndeshjes  edhe sulmuesi i Romës, Niccolò Zaniolo, vendimtar ne finale, komentoi në Sky fitoren e Ligës së Konferencës: “Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur, është një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe e bëra realitet.

Tifozët janë fantastikë, po ashtu të pabesueshëm sonte, kjo fitore është për ta. Jemi skuadër e fortë, as nuk e dimë sa, tani po e shijojmë këtë fitore. Dedikim? Për nënën time, babain tim, motrën time, për të gjithë familjen time që më kanë qenë gjithmonë pranë ndër vite”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close