fbpx
Sport

Gol nga Australia e largët, Berisha e nis vitin e ri me këmbë të mbarë

Besart Berisha e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin e ri, teksa ia ka dalë të shënojë në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Uestern Junajtid ndaj Melburne Siti. Berisha shënoi në minutën e 75-të, teksa ekzekutoi saktësisht një penallti.

Megjithatë, goli i shqiptarit nuk i vlejti ekipit të tij që u mposht me shifrat 3-2. Ky ishte goli i shtatë për shqiptarin në 12 ndeshje të kampionatit australian. Pas kësaj sfide skuadra e Berishës renditet në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara me një diferencë prej 11 pikësh nga kryesuesit e Sidnej.

Berisha vendosi të rikthehej këtë sezon në Australi pas një eksperiencë njëvjeçare në Japoni me skuadrën e Hiroshimës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button