Sport

Inter në festë, Juventus në lotë hidhërimi. Derbi i Kupës së Italisë spektakolar dhe…zikaltër

Inter fiton Kupën e Italisë për herë të tetë në histori në një nga finalet më të bukura të viteve të fundit që u mbyll pas 6 golave të shënuar në stadiumin “Olimpico” të tejmbushur për derbin e Italisë. Juventus del me “kocka të thyera” dhe i revoltuar nga ndeshja që mbyll praktikisht sezonin pa asnjë trofe për bardhezinjtë pas pothuajse një dekade.

4-2 për zikaltërit me dy penallti të kontestuara gjatë nga Allegri dhe bardhezinjtë, sidomos në 11-metërshin e dytë, atë të shtesës së parë ku De Light rrëzoi në zonë De Vrij dhe për kryesorin nuk kishte dyshime.

Moment vendimtar në finalen e Romës ku Perisic shënoi te tretin pasi më parë ndeshja ishte shënjuar nga Barrela fillimisht dhe Morata e Vlahovic më pas për t’u rikthyer te penalltia e barazimit 10 minuta nga fundi që e realizoi Calhanoglu.

Ndeshja nuk pati më histori pas golit të katërt të Interit, një perlë e Perisic që kompletoi mbrëmjen magjike të zikaltërve, të cilët duhet të shpresojnë në ndonjë hap fals të Milanit për të tentuar edhe titullin kampion. Kjo ishte finalja e tretë në Kupën e Italisë në formatin derbi mes dy skuadrave ku dy të parat i kishte fituar Juventusi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close