fbpx
Sport

Interi “çmonton” Shaktarin dhe pret biletën e finales ndaj Sevillas

Është Interi skuadra që do të ndeshet në finale ndaj ekipit të Sevillas. Zikaltërit kanë arritur të mundin me shifrat 5-0 ukrainasit e Shaktar Donjetsk dhe të arrijnë finalen e madhe të Europa League.

Fitore me goleadë, por jo aq e lehtë sa e tregon rezultati. Në pjesën e parë zikaltërit shënuan me Lautaron, por Shaktar krijoi shumë volum dhe e mbajti mjaft topin, duke ushtruar presion në zonën e Interit.

Në pjesën e dytë individualitetet e zikaltërve bënë diferencën. Dyfishuan me D’Ambrozion në hyrjen e pjesës së parë dhe pas minutës së 70 startoi festivali i golave. Shënoi fillimisht Lautaro me një gol mjaft të bukur nga jashtë zonë e më pas argjentinasi i lë stafetën kolegut të tij në ofensivë, Lukakut.

Belgu shënon dy gola të tjerë për Interin dhe plotëson “manitan” zikaltër, duke dërguar Konten në finale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë. Interi është skuadra e vetme italiane e gjysmëfinaleve europiane dhe tashmë kanë mundësi t’i shkojnë në fund kësaj rruge.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button