fbpx
Sport

Itali: Kontrolle për lojtarët e Barcës, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Coronavirusi ka alarmuar gjithë Italinë. Deri më tani, dy viktima janë regjistruar në Itali nga Coronavirusi, kurse të prekur janë shënuar 79 persona.

Kjo ka bërë që edhe evenimentet sportive të anulohen, me tri ndeshje të Serie A që janë shtyrë për datë të pacaktuar. Efekti i Coronavirusit do të vërehet edhe në Ligën e Kampionëve, pasi janë paralajmëruar kontrolla strikte për lojtarët e Barcelonës.

Korospodenti i Barcelonës për ESPN, Moi Llorens, shkruan se për shkak të Coronavirusit, kur skuadra e Barcelonës të arrijë në Itali, të gjithë lojtarët dhe stafi do të kontrollohen për simptoma, transmeton lajmi.net. Nëse dikush nga ta ka ndonjë simptomë, ai do të dërgohet në spital. Mbetet të shihet nëse të gjithë lojtarët e Barcelonës do të lejohen që të shkelin në ‘San Paolo’ të Napolit. 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button