Ndeshja në shtëpi e Barcelonës kundër Real Madrid, e planifikuar për në 18 dhjetor, është hedhur në dyshim për shkak të një komunikate të lëshuar nga Tsunami Demokratik të martën.
Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të luhej më 26 tetor por u anulua për shkak të frikës nga trazirat politike, të cilat ishin gjeneruar nga përleshje të dhunshme rreth Katalunisë. Takimi ishte planifikuar të luhej para Krishtlindjes, por ekziston një kërcënim për një shtyrje të re për shkak të aktiviteteve politike të grupit i cili beson se Katalunia duhet të bëhet e pavarur nga Spanja, përcjell lajmi.net.
Ky komunitet ka organizuar një tubim rreth Camp Nou, tradicionalisht një pikë takimi për nacionalistët katalanas, që do të fillojë në orën 16:00, katër orë para Clasico – një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin botëror. Tsunami Demokratik ka krijuar katër pika tubimi rreth stadiumit, ndërsa tashmë ka pasur 18 mijë ndjekës që kanë thënë se janë të gatshëm të dalin për këtë ngjarje.