Categories Sport

Liverpool FC kompleton transferimin e Thiago Alcantara

Liverpool e ka kompletuar transferimin e Thiago Alcantara nga FC Bayern Munich. Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë afatgjate me Reds dhe bëhet transferimi i dytë i kampionit të Anglisë këtë afat, pas transferimit të Kostas Tsimikas në gusht.

“Është një ndjenjë mahintëse. Po e prisja këtë moment që për një kohë të gjatë dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Thiago pas kalimit në Liverpool. “Kur vitet kalojnë, ju përpiqeni që të fitoni sa më shumë që mundeni-kur fitoni, ju dëshironi që të fitoni më shumë. Mendoj që ky klub e përshkruan atë që e dua edhe unë: dëshiroj të arrijë të gjitha synimet, të fitojë sa më shumë trofe që mundem”.

“Po ashtu, kjo familje më është nevojitur për shkak unë dua që të kem marrëdhënie shumë të ngushtë me klubin dhe mendoj që këtë e ndjej këtu, dua ta kem këtë ndjenjë edhe me këtë klub po ashtu”. Thiago ka kaluar në Anfield pasi që e ndihmoi Bayernin që të fitojë tripeletën sivjet, Bundesligën, kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, ku ai luajti 40 ndeshje.

29 vjeçari ka po ashtu 39 paraqitje për Spanjën, ka kaluar shtatë sezone në Allianz Arena para se të transferohet në Gjermani nga Barcelona, ku edhe e filloi karrierën. Në total, Thiago ka fituar nëntë tituj në ligë, dy herë Ligën e Kampionëve, dy herë Boërorin e klubeve me klubet e tij të mëparshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME