Sport

Më në fund Messi debuton për PSG-në

Lionel Messi më në fund ka debutuar për Paris Saint-Germainin, pasi u fut në lojë nga stoli në takimin kundër Stade de Reims në Ligue 1. Pritjes së gjatë për debutimin e Messit në fanellën e PSG-së i erdhi fundi të dielën në mbrëmje.

Superylli argjentinas u fut në lojë në minutën e 65-të në vend të Neymarit, në takimin që po zhvillohet në Reims. Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër. Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: