Sport

Milano i “mbyll derën” Cristiano Ronaldos: I papërballueshëm financiarisht!

Milan dhe Inter kanë refuzuar ofertën e Jorge Mendes duke i mbyllur derën Cristiano Ronaldos.

Zbulimin e bën “Corriere della sera” që thekson se portugezi u është vetëofruar dy klubeve të Milanos në mënyrë që të luajë në Champions League.

Gazeta romane shton se arsyeja e refuzimit të Milanit dhe Interit është e njëjtë, kostot e larta të këtij operacioni. Ronaldo përfiton aktualisht 20 milionë euro neto në sezon te Manchester United ndërsa klubi anglez kërkon po kaq për ta lënë të lirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close