Sport

Minuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmeti

Jemi mësuar fatkeqësisht me skena ku tifozë, në protestë ose në irritim për fatin e ndeshjes, hedhin nga tribunat çdo gjë në fushë.

Diçka e tillë, shumë më madhështore, ndodhi dje në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor.

Në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u fillua të ”errësohej” nga sasia e kukullave pellushë që po hidhnin spektatorët.

Një skenë mbresëlënëse, që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8 , duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Pas duartrokitjeve, ishin vetë lojtarët që ndihmuan në lirimin e fushës nga kukullat, për të rifilluar ndeshjen.

Minuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmetiMinuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmetiMinuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmetiMinuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmetiMinuta e 5-të që përloti botën, stadiumi mbushet me pellushë për fëmijët e prekur nga tërmeti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close