E mbani mend dëmtimin e frikshëm në thembrën e Akilit, që Santi Cazorla pësoi pak vite më parë? Ish-mesfushorit të Arsenalit mjekët i thanë se do të ishte me fat, nëse do të ecte sërish.
Spanjolli, pavarësisht parashikimeve të trishta, ia doli dhe po i shtang të gjithë me vullnetin e tij. Aktualisht ai po luan te Villareal, ku ka luajtur shkëlqyshëm.
Ai ka vetëm një peng në karrierë, që nuk është larguar si duhet nga Arsenali. Klubi londinez besoi shumë tek ai, por pas dëmtimit gjërat nuk mund të ishin kurrë njësoj.
“Dua të luaj edhe një ndeshje të fundit për Arsenalin, para se të var këpucët në gozhdë. Nuk e di a mund të bëhet, por e kam si peng që nuk u largova mirë. Arsenali është skuadra më e madhe me të cilën kam luajtur. Dua thjesht të largohem në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Cazorla.