Sport

Momente paniku, avioni me të cilin udhëtonte Shaqiri pëson defekt

Xherdan Shaqiri është dashur të jetë në Zyrih të hënën në mëngjes, por deri pasdite ai nuk është paraqitur në bazën e përfaqësueses së Zvicrës.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, pasi Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Çikago për shkak të një defekti në avionin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Mësohet se ka pasur një problem teknik në avion. Ai është ulur 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Për shkak të këtij problem, Shaqiri do të bashkohet me Zvicrën ditën e martë dhe menjëherë do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Pragë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close