Categories Sport

Nga portier në vrojtues plazhi, historia e pazakontë e Eldi Hasanit

Me futbollistët jemi mësuar që tani në verë të shohim foto nga pushimet luksoze apo të dashurat joshëse. Sigurisht bëhet fjalë për futbollistët e huaj që marrin miliona në muaj, por edhe ata shqiptarë që luajnë në kampionatin tonë në vitet e fundit kanë filluar që t’i shijojnë në maksimum ato pak pushime që kanë në dispozicion në verë.

Por, përtej kësaj panorame me pushime dhe luks, ka edhe një histori si ajo e Eldi Hasanit. Djaloshi 22-vjeçar, portier i ekipit të Vllaznisë këtë verë ka vendosur që të kalojë një verë shumë ndryshe. Jo pushime luksoze jashtë vendit, as stërvitje individuale, por duke punuar si vrojtues plazhi. Janë disa rastet e pushuesve në plazhin e Velipojës që humbnin toruan në det, por që jetën u ka shpëtuar Eldi Hasani. 22-vjeçari është bërë i famshëm në Velipojë dhe rastet e shumta të shpëtimit të pushuesve janë bërë virale në rrjetet sociale. Në një prononcim për Gazeta “Si”, Eldi Hasani, pranoi te tregonte se si i lindi kjo ide e të punuarit si vrojtues plazhi gjatë verës.

“Kjo është një zgjedhje e imja duke qenë se gjatë verës kemi më shumë kohë të lirë dhe unë gjithsesi çdo verë e kam kaluar në plazhin e Velipojës, mendova pse jo. Ideja lindi thjesht rastësi, isha tek universiteti edhe ma sugjeruan disa shokë edhe e mora thjesht me e pas për vete, jo që të filloj punë, por e pashë që është diçka që ja vlen edhe nuk ngurrova që të filloj me angazhim të plotë”, tregon ai, duke theksuar se vetëm lekët nuk i kanë interesuar në momentin që pranoi ta bënte këtë punë.

Si sportist që në shtator do i rikthehet aktivitetit normal dhe kampionatit, Eldi e shfrytëzon këtë eksperiencë në maksimum, pasi thotë se noti është një nga sportet që i ushtron më së miri të gjitha muskujt e trupit dhe që e mban në formë maksimale. “Për një sportist është shumë mirë sepse ke mundësi të bësh stërvitje individuale ose ke mundësi të notosh, ke shumë variante sepse kjo nuk është një punë me mund shumë, por e rëndësishme është të jesh i vëmendshëm gjithë kohën edhe të jesh vigjilent kjo është më e rëndësishmja.”

Futbolli dhe roli i portierit është ëndrra e tij më e madhe, ku dhe ka filluar të hedhë hapat e parë. Për të është shumë e rëndësishme puna e portierit, por ajo asesi nuk mund të krahasohet atë që bën një vrojtues plazhi, pasi në mes nuk është goli, por jeta e njeriut.

“Nëse në sport humbja nuk përbën problem aq të madh sepse mbetet gjithmonë në kuadrin e një loje, në rastin e vrojtuesit ke të bësh me jetë njerëzish kështu që është shumë herë më e rëndësishme. Tani që e rimendoj, them se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse është një punë shumë fisnike…” Në fund dy fjalë edhe për sezonin e ri si portier, ku Eldi Hasani tregon se me shumë mundësi e ka mbyllur aventurën me Vllazninë dhe do të provojë të luaj në një tjetër ekip të Superligës, por pse jo edhe në kategorinë e parë, pasi për moshën e tij çdo minutë aktivizim është një vlerë e shtuar.

“Të jem portier është pasioni im i parë dhe do mbetet gjithmonë por, edhe si vrojtues nuk mbetet pas duke qenë se ndjesia e sadisfaksioni që të jep është po aq i madh. Unë po punoj shumë, domethënë jam duke bërë stërvitje çdo ditë dhe po pres ku do vendosë të shkoj, sepse jam lojtar i lirë pasi kontrata me Vllazninë më ka mbaruar këtë vit. Do të shohim se çfarë do të na paraqitet në merkato për të vendosur…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME