fbpx
Sport

Një minutë heshtje te Barcelona, foto e Messit bëhet virale

Bota e futbollit ende vajton për Diego Armando Maradonën. Tashmë janë bërë dy ditë që legjenda e Argjentinës ndërroi jetë, por ai do të mbetet i pavdekshëm në historinë e futbollit. Ditën e sotme ishte radha e Barcelonës për t’i kushtuar një tjetër homazh ish-lojtarit të saj. Para fillimit të seancës stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik formuan një rreth dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të “El Pibe D’Oro”.

Nuk munguan as duartrokitjet nga të gjithë, por ajo që ra më shumë në sy ishte gjendja emocionale e Lionel Messit. Kapiteni katalanas është ende shumë i prekur nga ky lajm dhe kjo dukej qartë në mënyrën se si ai qëndronte gjatë homazhit. /abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button