Teksa mjekët bënin punën e tyre, lojtarët e skuadrës, mbuluan Erikson nga kamerat, me trupin e tyre. Ndërkohë, tifozët, si të Danimarkës, ashtu edhe të Finlandës, qanin dhe luteshin për yllin e Interit. Pjesë e kësaj drame ishte edhe bashkëshortja e tij.
Me lotë në sy, ajo kërkonte të shohë Erikson. Ka qenë ndërhyrja e mrekullueshme, njerëzore dhe prekëse e lojtarëve të Danimarkës që kanë qetësuar atë. Kjo ishte provë se ata nuk janë vetëm një skuadër, por një familje. Prova se Futbolli nuk është vetëm një lojë.
Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.